Flash News

KRYESORE

Ulet numri i të infektuarve me covid-19 në Shqipëri, por rriten shtrimet në spitalin Infektiv

Ulet numri i të infektuarve me covid-19 në Shqipëri, por rriten

33 raste të reja me covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë behet fjale per raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Po ashtu, sipas MSH, vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”, sqaron Dr. Eugena Tomini, Instituti i Shëndetit Publik.

Të fundit