Flash News

KRYESORE

Ulet numri i të infektuarve në Kinë, presidenti Xi Jinping: Luftën pothuajse e kemi fituar

Ulet numri i të infektuarve në Kinë, presidenti Xi Jinping:

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi sot qytetin e Wuhan, epiqendër ku u pwrhap epidemia e koronavirusit.

Ai u shpreh se Kina pothuajse e ka fituar betejën me virusin vrastar.

Deklarata e tij vjen pasi sot Kina ka shënuar rekordin minimal të rasteve të reja të koronavirusit ndërsa në 24 orët e fundit ka patur vetëm 19 viktima nga 40 që ishin një ditë më parë.

Ndër rastet e reja, 17 kanë të bëjnë me qytetin Wuhan, epiqendrën e epidemisë ndërsa dy të tjerët të infektuar janë ata që ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe tjetri në Spanjë.

Në të gjithë botën, më shumë se 110 mijë raste koronavirusi janë raportuar në më shumë se 100 shtete, ndërsa Kandadaja raportoi viktimën e parë të saj.

Edhe në Shqipëri janë shënuar 10 raste me coronavirus, deri në këto momente, gjë që ka ngjallur shqetësim të madh tek qytetararët.

Të fundit