Flash News

KRYESORE

Ulet numri i të prekurve me covid-19, por shënohen 3 viktima në 24 orë; MSH: Rritet numri i pacientëve në dy spitalet Covid

Ulet numri i të prekurve me covid-19, por shënohen 3 viktima në

Tre persona kanë humbur jetën nga colvid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, situata vijon serioze në dy spitalet covid, ku është shtuar numri i personave që kërkojnë trajtim spitalor, aktualisht 106 persona të infektuar.

Ndërkohë, pas 431 testimevem janë konfirmuar 55 raste të reja pozitivë në rang vendi, ndryshe nga ditët e fundit ku numri i të prekurve ditor ka arritur edhe mbi 100.

"Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës", tha Dr. Flutura Beqo.

Të fundit