Flash News

KRYESORE

“Ulet papunësia”, reagon Paloka: Qeveri palaçosh, detyruan mbi 400 mije shqiptarë të largohen

“Ulet papunësia”, reagon Paloka: Qeveri palaçosh,

Vjen reagimi i deputetit të PD, Edi Paloka pas deklaratës së ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj se është konfirmuar një trend rritës i punësimit, referuar INSTAT.

Përmes një postimi në facebook, Paloka shkruan se kjo qeveri s’ka bërë gjë tjetër veçse ka detyruar mbi 400 mijë shqiptarë që të largohen nga vendi në kërkim të një vendi pune.

“Qeveri palaçosh ; kane detyruar mbi 400 mije shqiptare te largohen nga vendi dhe deklarojne me paturpesi se eshte ulur perqindja e te papuneve.

Ne fakt vendet e punes jane ulur , eshte rritur numri i shqiptareve te mbetur papune qe largohen nga vendi dhe palacot kete e paraqesin si “sukses”, si ulje te numrit te te papuneve ne vend...”, shkruan Paloka në facebook.

Nga ana tjetër, AHmetaj u shpreh: Lajmi tjetër shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historikë, një 12.5 %, është një ulje për të gjithë vitet e tranzicionit. Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia. Por a është e mjaftueshme, kjo? E rëndësishme është që jemi në trend zbritës dhe jemi me nivelin më të ulët në rajon”.

Të fundit