Flash News

KRYESORE

Uli Hoeness mërzit trajnerin Low, asnjë lider në mbrojtje për Europianin

Uli Hoeness mërzit trajnerin Low, asnjë lider në mbrojtje

Jo vetëm Bayern, por edhe Gjermania sot mori një lajm të keq. Bëhet fjalë për mbrojtësin Niklas Sule, i cili luan për bavarezët dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pas një operimi në gju.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e tij me klubin, shtatlarti gjerman nuk do të mund të luajë as në Europianin e vitit të ardhshëm. Trajneri Joachim Low humb kështu një ndër lojtarët më të rëndësishëm.

Lajmi është bërë i ditur në media, por edhe nga presidenti Uli Hoeness, i cili theksoi se Sule duhet ta harrojë edhe turneun europian me Gjermaninë. Ky është dëmtimi i dytë në të njëjtin vend për mbrojtësin, por me një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se "kur e kalon një herë, mund ta bësh sërish".

Të fundit