Flash News

KRYESORE

Ulja e kompesimit për produktet bujqësore, Duka kërkesë ministres së Ekonomisë: Do ketë pasoja katrastofike

Për uljen e normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20 në 6%, ka pakënaqësi nga grumbulluesit e fruta-perimeve, eksportuesve, tregtarëve me shumicë, agropërpunues dhe grupeve të interesit të dëmtuara nga ndryshimet ligjore të TVSH-së të produkteve bujqësore.

Kreu i PAA-së Agron Duka i ka drejtuar me shkrim një kërkesë ministes së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denajt, të cilës i kërkon që të shfuqizojë seksionin 4 të ligjit për "tatimin mbi vlerën e shtuar", pasi përndryshe do të ketë pasoja katastrofale në këtë sektor.

“Të dashur miq, 

Në përmbushje të angazhimit tonë kundrejt grumbulluesve të fruta-perimeve, eksportuesve, tregtarëve me shumicë, agropërpunues dhe grupeve të interesit të dëmtuara nga ndryshimet ligjore të TVSH-së të produkteve bujqësore, po ju njohim me kërkesat e formuluara gjatë takimit të 25 janarit të drejtuara ndaj Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Sikurse kemi paralajmëruar, ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20 në 6%, do të ketë pasoja katastrofike për këtë sektor, prandaj kërkohet një reagim i shpejtë dhe efikas nga institucionet shtetërore”, shkruan Duka në Facebook, teksa publikon letrën dërguar krerëve të institucioneve.

Të fundit