Flash News

KRYESORE

Ulja e pensioneve? Deputeti propozim Ramës: Shto mjek psikiatër në Kuvend, Beqaj: Pse Vasili të marrë 840 mijë lekë?

Ulja e pensioneve? Deputeti propozim Ramës: Shto mjek psikiatër

Deputeti Andi Përmeti ka prekur debatin e uljes së pagave dhe pensioneve në këto kohë pandemie, si propozim i deputetit dhe ish ministrit Ilir Beqaj.

Gjatë fjalës në Kuvend, deputeti i kërkoi me ironi kryeministrit Edi Rama të shtojë tjetër masë për deputetët, për të shtuar një mjek psikiatër.

“Koha e karantinës është e vështirë, ky deputet ka patur çrregullime në pamjen e tij në fytyrë. E degjon që propozon uljen e pensioneve, zoti Beqaj keni nevojë për kurim urgjent. Është e frikshme të bësh këtë propozim në këtë kohë, duhet të jesh o i çmendur, o i pashpirt”, tha Përmeti.

Menjëherë pas tij, replikoi Beqaj duke thënë se ka propozuar ulje për disa paga si ato të ish deputetëve të LSI si Petrit Vasilit.

“Nuk jam marrë me psnionistët fare,  por propozimi im ishte që Petrit Vasili të mos marrë 840 mijë lekë, por mbi 670 mijë, pse është i pamoralshëm, Klajda Gjosha pse të marrë 900 mijë lekë, por 670 mijë, pse qenka kriminale dhe të gjitha pagat e luftës nuk do preken”, tha Beqaj.

Të fundit