Flash News

KRYESORE

Ulje e kurbës nga Covid-19? Mjeku infeksionist në mëdyshje: Diçka ka çaluar, fundjava kishte rritje të qëndrueshme

Ulje e kurbës nga Covid-19? Mjeku infeksionist në mëdyshje:

Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për ‘News24’ paralajmëroi javën e kaluar se kjo javë do ishte ajo që do të shënonte ulje të kurbës nga koronavirusi, por tashmë ka dyshime.

Në një lidhje tjetër direkte me televizionin, Mjeku tha se fundjava që lamë pas kishte rritje të qëndrushme të rasteve me COVID-19.

Nisur nga situata Pipero  shprehet se diçka ka çaluar dhe i vë gishtin Shkodrës që ka pasur rritje të rasteve dhe për këtë shkak sipas tij është ose mosrespektimi i masave ose gjurmimi.

“Në fundjavë ka pasur një rritje, thuajse dyfish dhe them se diçka ka çaluar.

Kjo epidemi ka disa indikatorë, në radhë të parë monstrat për të bërë analizat apo gjurmimin e rasteve të kontaktit që e vlerësoj efikas nga të dhënate ISHP që janë gjurmuar 60- 70% të rasteve dhe është një shifër optimale sipas OBSH.

Respektimin e masave nga qytetarët për të respektuar distancimin social, karantinimin dhe këshillat e mjekëve. Diku besoj unë se shifrat që lamë pas janë 30- 40 raste më pak se një javë por diku ka çaluar.

Nëse shohim rastet në Shkodër 13 nga dita e djeshme dëshmon se në Shkodër nuk janë respektuar masat ose nuk janë gjurmuar rastet e kontaktit.

Unë e kam thënë që java që sapo mbyllëm do të jetë në numër shumë më të vogël, mund të ketë oshilacione. Janë më të ulëta por fundjava ka qenë rritje e qëndrueshme sikundër do të dëshironim. Por bazuar në përhapjen e pandemisë në vendet e tjera dhe prisja këtë. Mendoj se diçka ka çaluar 21- 29 nuk është diferencë shumë e madhe. Duhet të analizohet pse”, tha Pipero.

Të fundit