Flash News

KRYESORE

Ulje temperaturash dhe reshje dëbore edhe në Tiranë, si do jetë moti në ditët në vijim

Ulje temperaturash dhe reshje dëbore edhe në Tiranë, si do

Në ditët e para të janarit, Shqipëria po përballet me një mot të ftohtë ku në shumë prej vendeve kanë filluar dhe reshjet e dëborës, çka kanë vështirësuar dhe lëvizjen me makina.

Sinoptikania Adiola Bani, në një lidhje telefonike me Neës24, është shprehur se ditët në vijim do të jenë edhe më të ftohta. Sipas saj, pritet që në disa vende, termometri të shënojë -13 gradë Celcius.

“Kemi pasur një ulje të ndjeshme të temperaturave ditët e fundit.  Pritet që edhe dita e nesërme të sjellë reshje dëbore në pjesë më të madhe. Reshjet e dëborës do përfshijnë 90% të territorit. Do kemi reshje edhe në zonat e ulëta. Temperaturat minimale do shkojnë në -13 gradë, ndërsa maksimalja 7 gradë. 15-ditësh i parë i janarit pritet të jetë i ftohtë dhe me pak reshje. Gjatë ditës së nesërme ekziston mundësia që edhe Tirana dhe Vlora të preken nga flokët e dëborës. Ngricat do të jene më shumë prezentë gjatë këtyre ditëve, ndërsa pjesa e dyte e janarit do jetë në vlerat normale për stinën,"- tha Bani.

Të fundit