Flash News

KRYESORE

Ulqinaku: Qeveria jep një tjetër koncesion korruptiv, klienti i Ramës që do fitojë 60 milionë euro

Ulqinaku: Qeveria jep një tjetër koncesion korruptiv, klienti i

Partia Demokratike, përmes deputetes Izimira Ulqinaka, ka denoncuar koncensinin që po përgatit të japë qeveria sa i takon kontrollit të kolaudimit të pompave të karburanteve.

Ulqinaku tha se aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, ndërsa fitimi për koncesionarin, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro.

“Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncesion tek klientët e tij kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve. Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t’ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin. Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë private”, tha Ulqinaku.

Më tej, deputetja e PD-së tha se kompania fituese është e njëjta që ka marrë me koncension shkollat e Tiranës me pronar Gentian Sulën.

“Kjo është e njëjta kompani që ka marrë  me koncesion shkollat e Tiranës, me pronar Gentian Sulën. Është e njëjta kompani, për të cilën qeveria shpiku një koncesion tjetër korruptiv prej 95 milion eurosh, atë të targave me çip. Por që, për shkak të presionit së opozitës dhe pakënaqësisë së qytetarëve, qeveria u tërhoq nga ky koncesion absurd dhe korruptiv. Kontrolli i matjes së pompave të naftës, për shkak të kritereve të vendosura që tenderi të fitohet vetëm nga kompania e Gentian Sulës, vendos monopolin në treg, duke shkatërruar garën dhe duke thelluar përqendrimin e ekonomisë në pak duar”, tha Ulqinaku.

Deputetja demokrate paralajmëroi se PD është e vendosur të denoncojë dhe më pas të anulojë çdo koncesion apo tender që vjedh shqiptarët.

 

Të fundit