Flash News

KRYESORE

Ulqinaku-Ruçit: Historia e familjes s’më lejon të të përshëndes. Reagon kryetari i Kuvendit: Ke qenë foshnje

Ulqinaku-Ruçit: Historia e familjes s’më lejon të të

Deputetja demokrate Izmiara Ulqinaku, e ka nisur fjalën e saj në Kuvend duke përshëndetur Gramoz Ruçin, por ajo shprehet se s’ia lejon edukata e familjes pasi është mbesa e një dëshmori të 2 prillit.

“Vendosja e Ruçit në krye të Kuvendit është një karshillëk ndaj të gjithë të persekutuarve dhe atyre që vuajtën diktaturën komuniste, por mbi të gjitha është një përdhosje e qytetarisë shkodrane e cila u persekutua nga ai regjim”, u shpreh ndër të tjera Ulqinaku.

“ Etika ma do që fjalën ta nis ashtu siç do ishte normale, duke përshëndetur edhe kryetarin e Kuvendit. Por historia e familjes sime nuk ma lejon. Jam mbesa e një prej dëshmorëve të 2 prillit. Nuk e kisha menduar se do flisja në Kuvend pas 27 viteve dhe kryetar i tij të ishte Gramoz Ruçi protagonist i ngjarjes. Vendosja e ish-ministrit të Brendshëm të diktaturës komuniste përbën një nga njollat më të zeza në historinë e parlamentit pluralist shqiptar. Kur në kabinetin qeveritar janë përfshirë dy shkodranët Mesi e Bushati i kam mirëpritur me shpresën se edhe pse i përkasin krahut tjetër politik, mund të kenë një qasje më të mirë me Shkodrën ndryshe nga ajo që kanë ndodhur katër vitet e fundit në qeverisjen tuaj”, tha Ulqinaku.

Por Gramoz Ruçi i’u përgjigj se në  '91-shin deputetja ka qenë vetëm 1 vjeçe dhe s’ka mundur të ndjekë ngjarjen nga televizioni.

“Një sqarim të vogël, në raport me Shkodrën në vitet ’91-‘92, fole për një kohë që s’është faji jot që ishe disa muajshe , që ishe 1 vjeçe vitin '92, për ato që fole, mes piacës, mes gjyqit dhe s’është prap faji jot që mund ta ndiqje… Jami i lumtur që shkodranët më  kanë mirëpritur me duar në xhepa dhe mundohu të njohësh historinë e fakteve”, u shpreh Ruçi, i cili nuk i dha më fjalën Ulqinakut dhe  demokratëve, ndonëse ata kërkuan të replikonin.

Të fundit