Flash News

KRYESORE

Ulsi Manja: 3 vite burg për ata që bllokojnë rrugët

Ulsi Manja: 3 vite burg për ata që bllokojnë rrugët

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka deklaruar se ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikojnë edhe dënimin me 3 vite burg për të gjithë ata që bllokojnë rrugët nacionale. Bëhet fjalë për bllokim rrugësh në kuadër të protestave.

I pyetur në ‘News 24’ nëse kjo nismë e Qeverisë lidhet me aksionin e fundit të opozitës, Manja deklaroi: “Nuk ka një dispozitë të re sa i përket pengimit të qarkullimit në rrugët nacionale. Te ky nen, ne kemi bërë disa shtesa dhe ndryshime që kanë të bëjnë me përcaktimin e rrugëve dytësore dhe nacionale.”

Ndërkohë, dënimet për bllokimin e rrugëve dytësore do të nisin me gjobë dhe deri në 2 vite burg.

“Kjo paketë ndryshimesh nuk është finale sepse pas depozitimit në Kuvend, në Komisionin e Ligjeve do të merret mendimi i të gjithë ekspertëve dhe institucioneve”, tha deputeti i Partisë Socialiste.

Partitë opozitare bllokuan më 30 prill rrugët nacionale në të gjitha qarqet e vendit, si revoltë kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Të fundit