Flash News

KRYESORE

Ultimatumi i Ambasadës Amerikane: KLP dhe KLGJ të krijohen këtë javë

Ultimatumi i Ambasadës Amerikane: KLP dhe KLGJ të krijohen

Ambasada Amerikane, nëpërmjet një reagimi ne faqen zyrtare në Facebook, i bën thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të sigurojnë proces transparent dhe të lirë zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ambasada, madje ka vënë ultimatum që KLP dhe KLGJ të krijohen këtë javë. "Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë", shkruhet ndër të tjera në faqen e Ambasadës Amerikane.

Reagimi i Ambasadës Amerikane:

Një gjyqësor i pavarur, i përgjegjshëm dhe profesional do të jetë në dobinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për reformën në sistemin e drejtësisë. Një sistem drejtësie tërësisht funksional është edhe në interesin e pastër të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Ne i bëjmë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë.

Kjo është mundësia që gjykatësit dhe prokurorët t’i japin kontribut dhe formë sistemit shqiptar të drejtësisë, për të ardhmen dhe shpresat e të gjithë shqiptarëve. Ne presim që ata të tregojnë se kanë zotërim dhe përgjegjësi në krijimin e këtyre institucioneve jetike.

Ruajtja e këtij progresi, sidomos nëpërmjet krijimit të strukturave gjyqësore të pavarura të parashikuara në reformën Kushtetuese, është një hap thelbësor drejt rrugës së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian në qershor 2019.

Të fundit