Flash News

KRYESORE

Ultimatumi i Bundestagut dhe PE-së për marrëveshjen, flet Ralf Gjoni: Janë ose të painformuar ose të lobuar

Ultimatumi i Bundestagut dhe PE-së për marrëveshjen, flet Ralf

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka komentuar deklaratën e Wadepuhl, por edhe tre europarlamentarëve nisur qeverisë Rama dhe Kuvendit, në të cilën kërkohej miratimi i marrëveshjes së 5 Qershorit menjëherë pa bërë ndryshime ose do të bllokohej procesi i integrimit.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Gjoni ka hedhur dyshime se Johann Wadepuhl dhe David McAllister, të cilët kanë lëshuar mesazhe kërcënuese nga Budestagu dhe PE janë ose të painformuar ose të lobuar.

Sipas Gjonit, nuk ka ndërkombëtar që të dalë kundër listave të hapura prandaj dhe beson që nënkryetari i CDU/CSU dhe eurodeputeti i PE janë keqinformuar.

 “Ndoshta këta ndërkombëtarë nuk janë informuar siç duhet, madje dhe pak shqiptarë, që 85% duan Listat e Hapura.

Ishin po këta ndërkombëtarë që inkurajuan të pranonim mandatet. S’kam asnjë merak. Unë nuk e kam marrë mandatin se më ka thënë ai ndërkombëtar. E kam marrë vetë se kam pasur bindjen time. Lubonja ndoshta nuk e kupton që për herë të parë në Shqipëri një grup deputetësh është pa tutor. Këta ndërkombëtarë ishin ata që vijuan legjitimitetin, dhe na stërthanë që ju jeni ata që keni mbajtur parlamentin në këmbë dhe që i keni dhënë frymë procesin të integrimit europian.

S’besoj se ka ndërkombëtar që të dalë kundër Listat e Hapura. Unë them janë të keqinformuar ose të lobuar. E kam thënë edhe në parlament. Ëadepuhl nuk ka tagër të flasë në emër të CDU dhe Bundestag, por personal .Jam në kontakt me disa deputetë të CDU/CSU dhe të SPS. Nuk më voton Ëadepuhl dhe CDU në parlament shqiptar. Votojmë ne. Nuk na votojnë ata”, është shprehur Gjoni.

Të fundit