Flash News

KRYESORE

Ultimatumi i Bundestagut për Ramën, reagon Balla: Ne po punojmë për një marrëveshje me të dy opozitat; PS meriton lavdërime për këtë

Ultimatumi i Bundestagut për Ramën, reagon Balla: Ne po punojmë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratës së numrit dy të CDU-CSU në Bungestagun gjerman, Johann Wadephul, përsa i përket ndryshimeve kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter, Balla thekson se Partia Socialiste është duke punuar për një marrëveshje me të dy opozitat. Sipas Ballës, mazhoranca po nxit ecurinë e marrëveshjes së 5 qershorit, po duke vijuar punën për demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve.

“@JoWadephul PS po punon shumë për të bërë një marrëveshje fitoreje me të dyja opozitat! Nesër ne e shtyjmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit dhe plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe një kandidat! PS meriton lavdërime për këtë”, shkruan Balla në “Twitter”.

Kujtojmë se, Wadephul përmes një deklarate të ashpër pak minuta më parë theksoi se ndryshimet e miratuara në Komisionin e Ligjeve asgjesojnë marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik me opozitën jo parlamentare. Përmes një ultimatumi, ai i bëri me dije shumicës parlamentare dhe kryeministrit Rama se nëse vijojnë me ndryshimet kushtetuese, nuk do të kenë mbështetjen e gjermanëve në procesin e integrimit drejt BE.

Të fundit