Flash News

KRYESORE

Ultimatumi i Markut për prokurorët ‘kolaboracionistë”: Po ju monitorojmë

Dalja në publik e informacioneve për dosje të ndryshme është shndërruar në një problem për Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku. Në udhëzimin e saj të datës 30/07/2019, ajo paralajmëron prerë të gjithë vartësit dhe nëpunësit e organit të akuzës se do të jenë nën vëzhgim gjatë gjithë kohës.

Për zbatimin e këtij udhëzimi të përgjithshëm ngarkohen prokurorët, prokurorët/koordinatorët për marrëdhëniet me publikun, oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve dhe nëpunësit civil në prokuroritë pranë gjykatave të të gjitha niveleve me juridiksion të përgjithshëm, si dhë ofiverët/agjentët e policisë gjyqësore të shërbimeve në të gjitha nivelet dhe llojet e policive apo agjencive të zbatimit të ligjit që me ligj u njihet ky funksion.

Drejtuesit e prokurorive në të gjitha nivelet me juridiksion të përgjithshëm janë përgjegjës për zbatimin dhe mbikëqyrjen e këtij udhëzimi”, shkruhet në nenin 29, publikuar nga Report TV. Nëse shkelët udhëzimi, Marku shkruan se do të ndiqen ose penalisht ose do të nisë hetimi disiplinor ndaj secilit prej tyre.

 

Të fundit