Flash News

KRYESORE

Ultimatumi i pedagogëve, ministrja Shahini: Ata janë njerëz të mençur, e dinë që ligji nuk rrëzohet për një javë

Ultimatumi i pedagogëve, ministrja Shahini: Ata janë njerëz

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka komentuar ultimatumin e pedagogëve të Universitetit të Tiranës, të cilën kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nëse Qeveria nuk merr masa konkrete për zbatimin e kërkesave të tyre, ku përfshihet fillimi i procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë.

Shahini deklaroi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ se pedagogët janë njerëz të mençur dhe e kuptojnë se ligji i arsimit nuk mund të rrëzohet brenda një javë.

“Ata janë njerëz të mençur dhe e kuptojnë se ligji nuk mund të rrëzohet për një javë sepse ligji i ri kërkon të paktën dy vite. Këta njerëz e kanë kaq njohuri ligjore për të mos e thënë diçka të tillë”, tha Shahini.

Ministrja theksoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë letër zyrtare nga pedagogët për kërkesat e tyre.

Të fundit