Flash News

KRYESORE

Ultimatumi për grevë dhe bojkot, gjashtë pedagogë sot në zyrën e Besa Shahinit

Ultimatumi për grevë dhe bojkot, gjashtë pedagogë sot

Sot skadon afati i ultimatumit të lënë nga pedagogët e Universitetit të Tiranës drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë që të anulojë ligjin për arsimin e lartë, si dhe të rishikojë VKM-të.

Pedagogët votuan unanimisht se do të vazhdojnë bojkot pa afat të mësimit, si dhe grevë të përgjithshme, në rast se qeveria nuk do t’i pranojë kërkesat e tyre, deri më 1 shkurt (sot).

Mësohet se gjashtë pedagogët Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Marinela Sota, Altin Shegani, Jani Marka, Erika Bejko do të zhvillojnë sot paradite një takim me ministren Besa Shahini, me qëllim shqyrtimin e kërkesave të tyre.

Ultimatumi i pedagogëve më 25 janar:

Me detyrën për të ruajtur dhe për të forcuar rolin e universitetit publik në Shqipëri,

Nxjerrim këtë deklaratë:

Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.

Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.

Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe

Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.

Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupës akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme.

Ftojmë të gjitha universitetet e tjera publike të shprehen dhe të koordinojnë qëndrimet për sa më sipër.

Takimi i Asambleve të Universitetit të Tiranës

Të fundit