Flash News

KRYESORE

Ultimatumi/ Rama: Të ikurit nga Tirana e Durrësi mund të kthehen pas mesnatës të së dielës deri në orën 8

Ultimatumi/ Rama: Të ikurit nga Tirana e Durrësi mund të kthehen

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë urdhrin e ri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se:  “Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit".

Më tej Rama shkruan se kush banon në Tiranë/Durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillimjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela ne mesnatë deri të hënën në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot! sipas të gjitha gjasave perimetri Tr/Dr do të mbyllet përsëri! Frikë jo, kujdes po!”, përmbyll Rama.

Të fundit