Flash News

KRYESORE

"Unaza e Re"/ ARRSH largon përgjegjësinë dhe kalon në sulm, çon në Prokurori kompaninë që mashtroi

"Unaza e Re"/ ARRSH largon përgjegjësinë dhe kalon

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka paditur në prokurorinë e Tiranës kompaninë amerikane ‘DH Albania’, pas verifikimeve se kompania në fjalë e cila fitoi tenderin për lotin e parë të Unazës së Re kishte falsifikuar dokumentet.

Në shkresën drejtuar organit të akuzës, ARRSH pretendon dy akuza ndaj kompanisë, për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Po kështu, Autoriteti Rrugor i ka dërguar një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”.

Duket se në këtë mënyrë, ARRSH kërkon të largojë përgjegjësinë nga vetja duke bërë fajtore vetëm kompaninë.

Të fundit