Flash News

KRYESORE

"Unaza e Re"/ Basha me akuza të reja për Ramën dhe Veliajn: Do ndërtohen edhe pallate me para të drogës

"Unaza e Re"/ Basha me akuza të reja për Ramën dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me banorët e ‘Unazës së Re’, artikuloi për herë të parë disa akuza të reja ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Basha zbuloi se pasi projektit do të ndërtohen edhe disa pallatë shumë-katëshe, me të cilët do të pastrohen edhe paratë nga kultivimi i kanabisit.

“Ajo qe bie ne sy është përtej vjedhjes me punimet e Unazës, duket se ka edhe një vjedhje tjetër, pasi t’iu prishin shtëpitë, faktor te krimit te organizuar të lidhur me kupolën rilindëse kanë në plan të ndërtojnë  pallate shumë-katëshe dhe fitimet marramendëse do ndahen me kryebashkiakun dhe kupolën qeverisëse të Rilindjes.

Këto janë pretendimet; ka errësire totale nga Bashkia, por ne po shqyrtojmë dokumentat e planifikimit urban dhe dokumenta të tjera që faktojnë se janë të përfshire në një zhvendosje masive te planit urbanistik të ndërtojnë pallate shume-katëshe për të pastruar paratë e drogës“, u shpreh Basha.

Projekti i ‘Unazës së Re’, është pezulluar përkohësisht nga ARRSH, pasi u zbulua se firma fituese me qendër në Amerikë kishte falsifikuar disa dokumenta.

Bizneset do detyrohen të ndërrojnë kasat fiskale, Basha: 50 mln euro për kompaninë kroate, e përfshirë “diplomacia e kanabisit”

Të fundit