Flash News

KRYESORE

Unaza e Re/ Basha publikon videon: Si gënjeu Rama se “shtëpitë e palegalizuara nuk prishen”

Unaza e Re/ Basha publikon videon: Si gënjeu Rama se

Kryetari i PD Lulzim Basha ka postuar një video në Facebook, deklaratën e Edi Ramës në 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të Unazës së re.

"Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet", - deklaroi në vitin 2013 Rama.

Por sot, thekson shefi i opozitës Basha, "për të siguruar vjedhjen 40 milion euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetëm dy dite me parë.

Prej tre javësh banorët e Unazës së re, protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre nga një projekt i pakonsultuar dhe pa transparencë në të cilin do të hidhen 40 milion euro për 2 km rrugë.

Më poshtë video-postimi i plotë:

Të fundit