Flash News

KRYESORE

Unaza e Re/ Basha: Rama e Veliaj firmosën për të pastruar 60 mln euro të mikut trafikant

Unaza e Re/ Basha: Rama e Veliaj firmosën për të pastruar 60 mln
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si personat përgjegjës që firmosën për zhvendosjen e shtratit të lumit Lana, duke sjellë shembjen e mbi 200 shtëpive. Në një reagim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një video, Basha shkruan se firmosja e këtij projekti i hap rrugë mikut të tyre trafikant për të pastruar 60 milionë euro. “Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që ti hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!”, shkruan Basha.

Të fundit