Flash News

KRYESORE

Unaza e Re/ Deputeti i LSI: Protestuesit të nxjerrin deputetët nga kuvendi

Unaza e Re/ Deputeti i LSI: Protestuesit të nxjerrin deputetët nga

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, në rubrikën “Opinion” në Neës 24, ka folur rreth protestës së banorëve në zonën e Astirit. Sipas tij, LSI-ja mbështet qytetarët në kauzën e tyre, sepse ata janë në të drejtën legjitime të tyre, pasi në atë zonë nuk ka një leje për të ndërtuar.

Rama bëri dhe një deklaratë ku iu bën thirrje qytetarëve të shkojnë dhe të nxjerrin deputetët nga Kuvendi, pa dallim nga ngjyrat partiake me qëllim zgjedhjen e qeveritarëve të duhur.

“Në protestë tek Unaza e Re në formë solidariteti me qytetarët. Mirë do ishte të ishin tek ata edhe deputetët e mazhorancës. Unë jam pro përmirësimit, zhvillimeve infrastrukturore. Në rastin konkret jemi përballë një arbitrariteti. Kemi vetë kryeministrin i cili do të deklaronte  më parë se nuk do të prishen shtëpitë”, tha Rama.

Të fundit