Flash News

KRYESORE

“Unaza e Re”, deputeti i PD paralajmëron qeverinë: Sot qëlluan me vezë , nesër s’i dihet ç’sjellin me vete

Deputetë të Partisë Demokratike kanë dalë sërish në mbështetje të banorëve të “Astirit”, të cilët sot kanë zhvendosur protestën e tyre përballë godinës së Bashkisë së Tiranës.

Deputeti Klevis Balliu i bën thirrje qeverisë se situata mund të përshkallëzohet nëse nuk dëgjon kërkesën  vetme të banorëve, dëmshpërblimin e banesave me vlerën e tregut.

“Qeveria të hapë veshët mirë. Sot kishte vezë, qytetarët nuk dihet çfarë sjellin nesër dhe pasnesër, por të kompensohen cen më cen për pronat e tyre. Situata mund të përshkallëzohet. Ky popull që paguan për karriget e tyre, sot meriton të marrë përgjigje pse ky shtet u shkatërron shtëpitë.

PD është në mbështetje të atyre që ushtrojnë të drejtën për të protestuar dhe për të mbrojtur pronat e tyre”, u shpreh Balliu.

Të fundit