Flash News

KRYESORE

Unaza e Re/ Deputeti i PD: Veliaj do mbajë përgjegjësi përballë drejtësisë

Unaza e Re/ Deputeti i PD: Veliaj do mbajë përgjegjësi

Pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj për ndërtimin e Unazës së Re, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke e paralajmëruar se do të vijë dita kur të mbajë përgjegjësi përballë drejtësisë për këtë vjedhje të pastër.

Balliu shton se Veliaj dhe Rama janë përgjegjësit e vetëm të kësaj afere korruptive.

Postimi i plotë :

Se kam unë fajin, thotë frikacaku dhe pastaj thotë se projektet e tij i bën njerëzit qytetarë. Se me demek ne shqiptarët paskërkemi qenë kafshë sipas Erionit të Griseldës.

Ti dhe babai yt politik Edi Rama jeni përgjegjësit e vetëm të kësaj afere korruptive, e cila në fakt do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar nga qytetarët.

Ta dish mirë se do të vijë dita kur të mbash përgjegjësi përballë drejtësisë për këtë vjedhje të pastër.

Flet për një projekt të fituar me tender fiktiv, pasi kompania e dytë kishe ofruar 0 lek që të fitonte një kompani Offshore.

Ti more Lali Kulla, që pagove me kulla djalin e Xhaxhajt të Fushës që të shpëtoj nga burgu.

Ti na tregon Europën!

Por në cilin vend europian paguhen taksa dhe të prishen shtëpitë pa kompensim?

Në cilin vend europian ke të drejtë vote kur je ilegal, siç i quan ti këto familje që kanë 20 vite aty?

Ti je pasqyra e vërtetë e kësaj qeverie, pasi je ndërthurja e mashtrimit me hipokrizinë.

Barbariteti jot dhe i qeverisë tënde ndaj familjeve shqiptare është i pa parë dhe dëgjuar në Europë.

Por ti nuk e kupton çfarë është Europa. Ti pandeh se ‘Europa’ janë rrugët e bukura dhe nuk kupton që Europa është Europë sepse ka demokraci, sepse qytetarët kanë të drejtat e tyre, që ka zgjedhje të lira e të ndershme, që ka ligj e ka shtet.

Por ti dhe rraca jote e barbarëve do të mbani përgjegjësi.

Pandeh ti se jeta është katër vite në bashki!?

Sa gabim je more Erioni i Griseldës, frikacaku bashkisë.

Të fundit