Flash News

KRYESORE

‘Unaza e Re’/ Fevziu paralajmëroi drejtorin e ARRSH: S’do ketë asnjë amerikan aty

‘Unaza e Re’/ Fevziu paralajmëroi drejtorin e ARRSH: S’do

Rreth dy javë më parë, në emisionin ‘Opinion’ u diskutua për projektin e ‘Unazës së Re’, ku 2.2 km do kushtojne 40 milion euro.

Në panel, ishte i ftuar edhe drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, i cili duke folur për kompaninë amerikane Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja, doli garant se ata jane serioz.

Megjithatë, deklaratat e tij u kundërshtuan nga gazetari Fevziu, i cili u shpreh me bindje se pas kompanisë amerikane qëndorojnë shqiptarë.

Diskutimi Qendro - Fevziu:

Qëndro: Unë kam bërë një deklaratëe zyrtare për këtë dhe po e shpjegoj edhe këtu, publikisht. Kemi një kompani  Dunëell Haberman një bashkim kompanish tek nyja tek shqiponja. Një kompani amerikane dhe një kompani shqiptare.

Fevziu: Më fal më fal ku ka kompani amerikane në Shqipëri? Deri më sot unë nuk di ndonjë kompani të huaj?

Qeëndro: Eshtë një kompani e cila mua me dokumenta zyratë më ka ardhur.

Fevziu: Si ai amerikani i ARMOS? Po që sdo ketë asnjë amerikanë aty ta siguroj

Qëndro: Unë jam i bindur për një gjë, pot a bëj deklaratë këtu në studio, që kjo kompani, bashkimi i këtyre kompanive do ta mbarojnë këtë vepër dhe kjo do të jetë një vepër model.

Fevziu: Po që sdo ketë asnjë amerikan aty ta siguroj.

Dyshohet se firma amerikane ka kryer falsifikime për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikuar datën e krijimit; në Dalaweare kompania figuron e regjistruar para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998.

Shih videon e publikuar nga gazetari në ‘Facebook”:

Të fundit