Flash News

KRYESORE

“Unaza e Re”/ Kompania amerikane: Gati të bashkëpunojmë më autoritetet shqiptare

Pas akuzave për korrupsion, ka reaguar vetë kompania Dunëell Haberman LLC (Delaware) që funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaëare në Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim te derguar per Politiko.al kompania thotë se është në përputhje të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore dhe administrative vendore dhe ndërkombëtare.

Dokumentet e faksifikuara dolën për herë të parë në Shqipëri mbrëmë, gjatë emisionit Të Paekspozuarit” në televizionit News24.

Reagimi:

“Dunwell Haberman LLC (Delaware) është në përputhje të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore e administrative vendore dhe ndërkombëtare.

Këshilltarët tanë të brendshëm dhe të jashtëm po monitorojnë nga afër zhvillimet në Tiranë dhe janë të gatshëm të ndërmarrin veprimet e duhura nëse kërkohet.

Aktualisht po vlerësojmë dokumentet në mediat lokale dhe jemi të vendosur të hedhim dritë mbi pretendimet e parashtruara ndaj Dunwell Haberman LLC (Delaware) dhe palët tona të interesit.

Kompania jonë është e hapur dhe e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet lokale për të pastruar emrin e saj.

Dunwell Haberman LLC (Delaware) është e strukturuar posaçërisht për sipërmarrjet ose investimet në rajonet me ekspozim të lartë të rrezikut, siç janë disa vende të Evropës Juglindore.

 

 

Të fundit