Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Unaza e Re, PD publikon dokumentet: Edmond Bego pagoi 1.5 milion euro tek Ministria e Ahmetajt për privatizim
Partia Demokratike ka publikuar sot dokumente të reja lidhur me projektin në Unazën e Re.
Deputetja Jorida Tabaku thekson se skandali i projektit rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe përfshin jo vetëm Veliajn, por edhe Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
“Arben Ahmetaj, mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro”, shprehet ndër të tjera Tabaku.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shton se ministria e Arben Ahmetajt ka patur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon për ndërtimin e projektit rezidencial.
Deklarata e plotë:
JORIDA TABAKU, DEPUTETE E PARTISË DEMOKRATIKE
Skandali i projektit rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe përfshin jo vetëm Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por edhe Ministrin e Financave Arben Ahmetaj.
Të dy këta i bashkon mashtrimi në mënyrë të pacipë se nuk kanë lidhje me projektin.
I pari, Erion Veliaj mashtroi, kur deklaroi se projekti nuk ekziston dhe se nuk ka leje ndërtimi për të. Ne kemi paraqitur dokumentat zyrtarë se projekti 60 milionë euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e parë të miratimit për leje ndërtimi. Tani leja është vetëm një formalitet.
Erion Veliaj është përgjegjës me firmën e tij për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës. Sipas planit të 2013-ës, lumi Lanë zinte një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës, ku Bego ka planifikuar të ndërtojë. Por plani u ndryshua në 2017-ën, pasi Bego kishte lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 milionë euro.
Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimëtr nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, Erion Veliaj që flet për gjithçka, nuk u ka shpjeguar shqiptarëve pse e ndryshoi projektin e Lanës për llogari të projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Kush fshihet pas trafikantit ndërkombëtar të drogës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk disponon 60 milionë euro.
Këto pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe Ministri I Financave Arben Ahmetaj. Ai është personi i dytë kyç në këtë aferë.
Arben Ahmetaj, mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro.
Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës.
INA ZHUPA, ZËDHËNËSE E PARTISË DEMOKRATIKE
Afera e projektit 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe me ndërtues trafikantin e drogës Edmond Bego, e ka pikënisjen tek Ministria e Arben Ahmetajt.
Përveç përmbylljes në një kohë rekord të privatizimit dhe shitjes së ish serave pranë Unazës së Madhe, ministria e Arben Ahmetajt ka patur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon për këtë pronë.
Sot do të zbulojmë dokumentat zyrtarë që nxjerrin mashtrues Ministrin e Financave dhe përgënjeshtrojnë deklaratën e tij se nuk e ka kryer privatizimin dhe shitjen në shërbim të Mond Begos dhe se nuk ka asnjë fakt që e lidhin atë me procedurat e privatizimit.
Faktet ndodhen në dosjen e privatizimit.
Edmond Bego është përsoni që ka paguar rreth 1.5 milionë euro në llogarinë e Ministrisë së Financave, të ndarë në 4 këste, nga muaji nëntor 2015 deri në mars 2016.
Pagesat janë bërë nga kompania Inerte Ekspres, në pronësi 100 përqind të Edmond Begos.
Faturat bankare që kanë dalë në ekran janë dokumenti zytar që provojnë mashtrimin e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.
4 pagesat për llogari të Ministrisë së Financave mbajnë datat, njëra në 13 nëntor 2015, me vlerë 121 milionë lekë. 3 të tjerat janë paguar brenda të njëjtës ditë, më 11 Mars 2016.
Vetëm pas këtyre pagesave nga Edmond Bego, Ministria e Financave ka lidhur kontratën për privatizimin e rreth 31 mijë metrave katrorë tek ish Serat, pranë Unazës së madhe.
Me pagesën e 1.5 milionë eurove për Ministrinë e Arben Ahmetajt nga Edmond Bego, të gjithë e dimë si vijoi historia.
- Plani Urbanistik I Tiranës u ndryshua me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt,
- Projekti për Lumin e Lanës u ndryshua që të mos prekë tokën ku do të ndërtojë trafikanti i drogës
- Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të miratimit për lejen e ndërtimit.
Projekti rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe dhe projekti korruptiv 40 milion euro për zgjerimin e Unazës së Madhe janë modeli më i qartë se nën drejtimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Tirana është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e parave të pista.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38




