“Unë, Ennio Morricone kam vdekur”, publikohet letra e lamtumirës së muzikantit të madh italian

Ennio Morricone

Dje, jo vetëm Italia, por mbarë bota humbi një nga muzikantët dhe kompozitorët më të mëdhenj.

Ennio Morricone u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Dirigjenti i famshëm, i cili la gjurmën e tij në historinë e muzikës dhe kinemasë, para vdekjes kishte shkruar një letër lamtumire, të cilën kishte lënë amanet të lexohej pas vdekjes.

Letra u botua nga avokati i tij, përmes së cilës përshëndet dhe u jep lamtumirën e fundit gruas, fëmijëve, nipërve dhe mbesave, por edhe miqve të shumtë.

Letra e plotë:

Unë, Ennio Morricone kam vdekur!  

Unë i njoftoj të gjithë miqtë e mi, të cilët gjithmonë kanë qenë pranë meje, por edhe për ata që janë pak më larg, u them lamtumirë me shumë dashuri. Është e pamundur t’i përmendësh të gjithë.

Por dua të bëj një përmend veçanërisht Pepucho-n dhe Roberta-n, miqtë vëllazërorë që ishin të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë. Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë në këtë mënyrë dhe të bëj një funeral në një rreth të mbyllur: Nuk dua t’ju shqetësoj.

Unë u them lamtumirë me shumë dashuri Ina, Laura, Sarah, Enzo dhe Norbert, me të cilët familja ime dhe unë ndamë një pjesë të madhe të jetës sonë.

Dua të shpreh dashurinë time për motrat e mia, Adriana, Maria dhe Franca, dhe të dashurit e tyre, dhe u kujtoj se sa shumë i kam dashur.

Një lamtumirë e thellë dhe e fortë për fëmijët e mi, Marco, Alessandra, Andrea dhe Giovanni, për nusen time, Monica dhe nipërit e mi, Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca. Shpresoj që ta dinë sa shumë i doja.

I them së fundmi lamtumirë Maria-s, (por jo më pak e rëndësishme). Mbaj mend përsëri dashurinë e jashtëzakonshme që na mbajti së bashku dhe jam i trishtuar që e lashë. Është lamtumira më e dhimbshme ”, thuhet në letrën e tij të lamtumirës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Muzikanti dhe kompozitori, ishte autor i tingujve më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore, në filma si “Per un pugno di dollari”, “C’era una volta in America”, “Nuovo cinema Paradiso” apo dhe “Malena”.

Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007 dhe një në 2016. Gjithashtu ai grumbulloi 11 çmime David di Donatello, nderimet më të larta të filmit në Itali.