Flash News

KRYESORE

“Unë i njof mirë këta socialistët, ishin pa lekë në xhep dhe u bënë miliardera. Paratë i kanë investuar në Londër”

“Unë i njof mirë këta socialistët, ishin pa lekë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj ka vijuar me akuzat ndaj deputetëve dhe kryebashkiakëve socialist.

Në një intervistë për Rozafa TV, Ndocaj u shpreh se besim-plotë ndaj procesit të Vettingut, pasi sipas tij, drejtuesit socialist kanë janë bërë miliardera me paratë e vjedhura të shqiptarëve.

Deklaratat e Ndocajt në Rozafa TV:

Ku i gjete ti vilë në mal, vilë në bregdet dhe makinë 100 mijë euro. Kur dolëm nga komunizmi dolëm të gjithë pa lekë, domethënë që ti ke vjedhur. Këta kanë vjedhur, kryetarët e bashkive, politikanët, për 25 mijë vota ti i bie të kesh hedhur 2-3 milion euro, po që të hedhësh 2-3 milion euro ti duhet të marrësh pas. Këta duke qenë se marrin, thonë pse mos të marrim 9-10 milion euro.

Të pashqetësuar nga drejtësia, pse? Sepse e kanë blerë? Në 10 milion euro, 2 ia jep drejtësisë ai.

Kam besim te vettingu dhe jam shumë i gëzuar.

Me Edi Ramën në 1 prill u prisha, sepse kishim projekt të madh, por ky i mori prapë hajdutët e LSI-së, ndërsa unë isha krituku më i ashpër. Pastaj këta dolën vetë hajdutë.

Unë i njof mirë këta socialistët, ishin pa lekë në xhep, në pesë vite dolën miliardera. Këta janë banda, janë tre banda dhe kanë investuar në Londër, kanë investuar jashtë.

Por vettingu do të bëhet sepse e ka bërë Amerika dhe i pari që do të arrestohet është kryeministri ose presidenti. Shqiptari duhet të ndërrojë totalisht dhe të mos thotë “burrë i fortë ky, ka vjedh shumë”.

Të fundit