Flash News

KRYESORE

“Unë jam shqiptar, ai serb”, Shkodran Mustafi nuk e harron takimin e parë me trajnerin Mihajloviç

“Unë jam shqiptar, ai serb”, Shkodran Mustafi nuk e harron

Edhe pse tani luan me Arsenalin, mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi nuk e harron eksperiencën që ka pasur te ekipi italian i Sampdorias nga viti 2011-2014.

Për 26-vjeçarin ka pasur një moment që është ndier vërtetë i frikësuar, dhe ai ka qenë viti 2013, kur trajneri serb Sinisha Mihajloviç u zyrtarizua në krye të ekipit.

“Isha i friksuar, unë jam shqiptari ai është serb. Por ai më bëri të ndjeja besimin, duke më rritur shumë. Mendoj se mes të gjithë trajnerëve, ai ishte personi që mbërriti në momentin e duhur për mua. Në periudhën e tij erdhi edhe ftesa e parë në kombëtaren gjermane. Por mbetem i vetmi që kam ngritur lart Kupën e Botës si lojtar i Sampdorias. Ndaj mbetem tifoz i saj”, sqaron Mustafi për ‘Sampi TV’.

Traneri serb drejtoi skuadrën për dy sezone, 2013/14 dhe 2014/15 para se të bëhej trajner i Milanit, ndërsa po atë vit edhe Mustafi u largua drejt Valencia për 8 milion euro.

Të fundit