Flash News

KRYESORE

“Unë nuk isha i vogël…isha i rritur”, Rama për France 24: Nuk po trokasim në dyert e BE-së për t’u bërë anëtarë

“Unë nuk isha i vogël…isha i rritur”, Rama për

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për France 24 veç protestës së opozitës, ka folur dhe për çeljen e negociatave me BE-në.

Rama tha se Shqipëria nuk është duke trokitur në dyert e BE-së për t’u bërë anëtar, por po përgatitet për hapjen e negociatave.

“Nuk jemi duke trokitur në dyert e BE për t’u bërë anëtar, por jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave që do të vazhdojnë shumë vite për të vendosur në jetë të gjitha reformat e nevojshme për të përmirësuar gjithçka që mund të bëjmë dhe nga pikëpamja e ligjvënies. Është një punë në vazhdim”, u shpreh kryeministri gjatë intervistës.

Më tej ai shtoi se Evropa po vuan nga kriticizmi që vijnë nga brenda BE.

“Mendoj se ka shumë arsye për këtë kriticizëm dhe më themelorja sipas meje, që sot Evropa është duke jetuar për herë të parë në historinë e saj një çast që brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën.

Ndërkohë që ne ballkanasit e kemi njohur luftën. Unë nuk isha i vogël. Isha i rritur, isha madje ministër i Kulturës kur patëm një luftë të tmerrshme, kur 500-600 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të vinin në Shqipëri.

Nuk bëhet fjalë për zgjerim të BE po bëhet fjalë për të vazhduar në të njëjtën linjë atë që ka thënë presidenti juaj, Macron, nga njëra anë drejt thellimit të unionit përpara se të zgjerohemi dhe nga ana tjetër thellim të reformave në vendet e Ballkanit përpara se të bëhemi anëtar”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Të fundit