Flash News

KRYESORE

“Unë nuk jam si doktori”, Rama paralajmëron largimin nga politika

“Unë nuk jam si doktori”, Rama paralajmëron largimin nga

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ka paralajmëruar se qëndrimi i tij në politikë nuk do të jetë afatgjatë.

Teksa ka prezantuar disa nga ambientet e shtëpisë të përshtatura për hobit e tij, Rama u shpreh se është artist dhe se në një moment do të tërhiqet nga politika për t’iu përkushtuar artit e krijimtarisë së tij. Madje ai ironizoi dhe kryeministrin Sali Berisha, i cili qëndron prej vitesh në politikë, ndonëse nuk është më në krye të PD-së.

“Unë nuk jam si doktori. Në një moment do të tërhiqem. Do merrem me art me krijimtari...”, u shpreh Rama, por pa treguar një afat kohor se kur mund të largohet.

Ndërsa teksa foli për “sarajet” në shtëpinë e tij, kryeministri u shpreh se ajo ndërtesë u bë falë bashkëshortes së tij. “Meritë e Lindës që u bëra me shtëpi”, tha më tej kryeministri.

https://politiko.al/jo-ne-peme-rama-tjeter-deklarate-per-varjen-e-veliajt-duhet-gjetur-nje-ekzekutiv-me-i-sigurte/

 

Të fundit