All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Unë po iki, debat të mbarë”, Rama i përgjigjet opozitës dhe flet me ironi për dorëheqjen

“Unë po iki, debat të mbarë”, Rama i përgjigjet
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, e cila i ka kërkuar dorëheqjen bashkë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE në Luksenburg për shtyrjen e negociatave në qershor të 2019-ës.

All - Paragraf - 3

Ajo që ra në sy është fakti që nuk pranoi të debatojë me opozitën por braktisi Kuvendin duke mbajtur një fjalim vetëm 10 minuta, nga 50 që ishte parashikuar.

Rama ka ironizuar kërkesën e PD dhe ka ironizuar duke thënë se po e diskuton dorëheqjen e tij me homologun e Maqedonisë dhe më pas është larguar nga seanca parlamentare.

“Çfarë mund të debatojmë ne këtu me këta? Pse Shqipëria ka këtë opozitë, që është e vetmja në historinë e integrimit që punon kundër vendit të vet.

E vetmja që thotë se Shqipëria dështoi, ndërsa Këshilli Evropian poston edhe një kartolinë urimi për shqiptarët.

Nuk e debatojmë dot këtë ‘çfarë’. Nuk kemi punë me këta se kemi mjaft punë për të bërë dhe në këtë stad të ri barra jonë është e rëndë.

Kam marrë ftesën për të shkuar në vijim në Bruksel për tu ulur me delegacionet komisionin dhe për të nisur diskutimin për punën përgatitore që është puna e gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave. Këta thonë jep dorëheqjen. Do flas me kryeministrin e Maqedonisë dhe do t’ju them përgjigje, patjetër. Por, kur te jeni pushim, d.m.th. ka kohë.

Në korrik vjen ekipi i KE për programin, kemi shumë gjëra për të organizuar dhe një rrjet tërë njerëzish për të vënë në funksion.  “Unë po iki, drejtojuni Zotit pse nuk e kufizove budallallëkun, debat të mbarë!”, u shpreh Rama.

Të fundit