Flash News

KRYESORE

“Unë, Tahiri dhe Xhafaj jemi njerëz me peshë në PS!”, Paloka reagon pas deklaratës së Gjiknurit: Për ata dihet, po ti?

“Unë, Tahiri dhe Xhafaj jemi njerëz me peshë në

Gjatë fushatës së llogaridhënies më qytetarët në Selenicë dhe Shushicë, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka folur për akuzat e opozitës së fundit ndaj Tahirit, Xhafajt e vetë Gjiknurit.

Ministri u shpreh se akuzat bëhen vetëm për të penguar procesin e integrimit, ndërsa shtoi se ai, Xhafaj dhe Tahiri, janë njerëz me peshë në PS, prandaj janë më shumë në qendër të vëmendjes së opozitës.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka. “ Tashmë dihet që Saimir Tahiri është i kapur nga antimafia italiane me Habilajt. Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtësisë italiane dhe jo vetëm, me Agron Xhafajn. Po Gjiknuri ?”, shkruan nënkryetari i PD-së.

Reagimi i Edi Paloks:

“Nuk dihet a eshte subkoshienca qe i flet, por sot Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt .

Gjate “llogaridhenies” ne Selenice , Gjiknuri eshte shprehur : “Tahiri , Xhafaj dhe une sulmohemi si njerez me peshe ne PS...”

Tashme dihet qe Saimir Tahiri eshte i kapur nga antimafia italiane me Habilajt. Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtesise italiane dhe jo vetem, me Agron Xhafajn.

Po Gjiknuri ?

Tik-tak...Tik-tak”

Të fundit