Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ardian Vehbiu
Në gjuhën shqipe të sotme (standard), folja degjeneroj përdoret me kuptimin “zvetënohem”, dhe më tej “humbas cilësitë pozitive të llojit”; njëlloj si edhe forma pësorevetvetore degjenerohem dhe po ashtu edhe mbiemri i degjeneruar.
Është huazim relativisht i ri nga gjuhët neolatine (it. degenerare), pa ndonjë ndryshim kuptimi; edhe pse do të ketë pasur përdorime specifike në kohët kur diskursi fashist në lidhje me racën dhe pastërtinë racore përcillej me bujë edhe në trojet shqiptare.
Sinonime të saj janë degradoj (degradohem), keqësoj (keqësohem), rrëgjohem, katandis(em), e të tjera; gjithnjë sipas kuptimit bazë të keqësimit të diçkaje për shkak të bjerrjes së cilësive pozitive.
Fjalori i Shqipes së Sotme (2006) e jep foljen degjeneroj edhe si kalimtare, edhe si jokalimtare; por me pak përjashtime, e paraqet si të përdorur vetëm në vetën e tretë, njëjës dhe shumës; në përgjithësi, dallimi në përdorim midis degjeneroj dhe degjenerohem nuk është i qartë. Të krahasohet: Pse ka degjeneruar kështu? me Pse është degjeneruar kështu?
Duke qenë kështu norma, të habitin në vështrim të parë disa përdorime, përndryshe të shpeshta, të foljes degjeneroj në ndërtime kalimtare, me kuptimin e ri “poshtëroj, fyej, shkatërroj, lëndoj rëndë, përbalt, përdhos, fëlliq, përul, shkarëzej, telendis, zhburrëroj,” siç duket nga këta shembuj të nxjerrë nga mediat:
Kur do m’i japësh atletet? Milioneri degjeneron Erik Fullanin.
Noisy degjeneron Encën.
Arjan Çani degjeneron këngëtaren live në emision.
Kompozitori Lalo degjeneron keq Mirela Kumbaron.
Këngëtari shqiptar degjeneron ishtë dashurën.
Kur femra të degjeneron.
Julian Deda degjeneron Jolezën.
Deputetja degjeneron: Rama në ëndërr sheh Vuçiçin.
Vlonjati degjeneron ish të dashurën.
Fjolla Morina e degjeneron Alketa Vejsiun.
Ben Blushi degjeneron qeverinë, i detyron të dalin nga Parlamenti.
Vajza nga Tirana degjeneron djalin.
Edi Rama degjeneron totalisht Ben Blushin.
Drini Zeqo degjeneron Top Channel.
Deputeti i LSI Spahiu degjeneron deputetin e PS…
Ish deputeti i PDsë degjeneron policin.
Mesila Doda degjeneron ministren Nikolla.
Maniaku ngacmon seksualisht 21 vjeçarin në autobus, i riu e degjeneron.
Erjoni: Alma kthehu. Ajo e degjeneron në rrjet.
Vlonjati i kërkon të dashurës ta bëjnë treshe, por ajo e degjeneron.
Berisha degjeneron Ramën.
Bajerni degjeneron keq Hamburgun.
Këta shembuj, dhe plot të tjerë që gjenden lehtë, dëshmojnë për një kuptim rrënjësisht të ri të foljes degjeneroj – e cila tanimë nuk shënjon një ndryshim (keqësim) të një gjendjeje a karakteristike, ose diçka që ndodh, por një veprim të qëllimshëm që zakonisht ia bën një person një tjetri, për ta poshtëruar në sytë e të tjerëve (ky kusht i fundit ka rëndësi kritike).
Meqë këtë kuptim nuk e kam gjetur dot në gjuhë të tjera, dyshoj se ka lindur brenda shqipes; dhe pikërisht shqipes së mediave.
Preskriptivistët këtu do të thonin, me gjasë, se përdorimi është jonormativ, meqë ndeshet vetëm në habitate specifike të shqipes bisedore të mediave dhe të rrjeteve sociale; duke shënjuar një zhvillim kuptimor që nuk ndjek rregullsitë e pranuara të shqipes. Kushedi edhe do të shtonin që shqipja i ka fjalët për përdorimin e ri (“poshtëron, fyen, lëndon rëndë, etj.”), prandaj ky kuptim i ri është jo vetëm i parregullt, por edhe i panevojshëm.
Për mua këtu, gjithsesi, ka interes të kuptoj se pse ka nisur të përdoret kështu folja degjeneroj – ose për ç’nevojë; sa kohë që përdoruesit e saj i kanë në dispozicion sinonimet ekzistuese. Dhe këtu nuk mund të mjaftohem me shpjegimin se ky përdorim i detyrohet thjesht dëshirës për përdorur fjalë “të huaja” ose për t’u treguar me kulturë perëndimore ose bartës i një trendi të caktuar. Gjithnjë besoj se ata që e përdorin degjeneroj me kuptimin “fyej rëndë” e kanë një arsye për këtë.
Dhe në fakt, nga shembujt që kam mundur të mbledh, më del se degjeneroj, me kuptimin “fyej rëndë, përbalt, poshtëroj” përdoret për të shënjuar një sulm, sharje, fyerje a përbaltje spektakulare, të kryer në publik, zakonisht para kamerave në emisione live ose në reality shows, ku marrëdhëniet ndërpersonale – ku hyn edhe fyerja a përbaltja – janë gjithnjë edhe pjesë e një performance për të tretin, i cili mund të jetë publiku televiziv ose edhe surrogati i këtij publiku në studio.
Jo rrallë, këto “degjenerime” mund të vijnë të skriptuara, me synimin për të futur një element konflikti në një emision dhe për të tërhequr audiencën.
Brenda kontekst ku ndodh, “degjenerimi” ende nuk është leksikisht i tillë; pse mbetet akoma fyerje, poshtërim, sharje; dhe degjenerimi fillon atëherë kur ky incident, i vërtetë a i trukuar qoftë, i përcillet publikut me një video, ose si lajm në kronikat e “showbizit”, ose si thashethem klikjoshës. Kjo mund të shpjegojë deridiku edhe pse foljen degjeneroj, si folje kalimtare me këtë kuptim të ri, e ndesh zakonisht në vetën e tretë, degjeneron; meqë ajo gjendet gjithnjë brenda diskursit përshkrues a shoqërues të një pale të tretë (p.sh. medias), e cila ia përcjell incidentin publikut, duke i thënë “shih çfarë po ndodh, zbavitu.”
Vitet e fundit, për shkak të një sinergjie prirjesh gjithfarësh në televizion dhe në rrjetet sociale, janë shtuar në qarkullim videoklipet e nxjerra nga emisionet televizive të tipit talk show ose reality show, ose edhe videot amatoriale a të rinxjerra nga xhirimet e kamerave të vëzhgimit, të cilat video përmbajnë zënka, përplasje ndonjëherë edhe fizike, provokime të kalimtarëve (candid camera), përplasje makinash, rrëzime njerëzish në ujë ose në akull dhe llojlloj aksidentesh dhe incidentesh në të cilat viktimat poshtërohen ose vihen në pozita poshtëruese a të padëshirueshme.
Arsyet pse tërhiqemi pas pamjeve të tilla nuk janë të lehta për t’u kuptuar; por duhet të kenë të bëjnë me një nevojë tonën primordiale, që të mësojmë nga situata ku të tjerët si ne vihen në rrezik. Kështu mund të shpjegohet pse një video ku këngëtares i këputet rripi i fustanit dhe i del gjiri përjashta shihet shumë më tepër se videoja ku këngëtarja thjesht performon këngën. Këtë e dinë mirë edhe të gjithë ata regjisorë dhe producentë, që i kërkojnë këngëtares ta lirojë pak rripin para se të dalë në skenë.
Në televizionet italiane është bërë i njohur tashmë kritiku i artit Vittorio Sgarbi, për zënkat që provokon kur është ftuar në debate ose edhe thjesht biseda televizive; sidomos kur, pa pritur e pa kujtuar, vihet të “degjenerojë” të ftuarit e tjerë, duke i sulmuar si injorantë, të trashë, të pagdhendur, inkompetentë, e kështu me radhë. Kaq është përsëritur ky fenomen, sa teleshikuesit tashmë presin “degjenerimin” e radhës, sa herë që e shohin Sgarbin mes mysafirëve në një studio debati.
Me gjasë, ky “degjenerim” – në kuptimin e poshtërimit publik të tjetrit – është kristalizuar tashmë si përftesë mediatike, e cila synon dhe ndonjëherë siguron angazhimin e një publiku pa pretendime, ose trashëgimtar të sehirxhnjve të djeshëm, të cilët mblidheshin për të parë, me durim, si do ta ngrinte karrocieri nga toka kalin e rrëzuar, ose si po ziheshin dy gra rome, në tregun e mbathjeve të përdorura. Kur ka nevojë për diçka të re, gjuha përdor atë material që ka në dispozicion; dhe në rastin tonë, duket se thjesht ia ka ndryshuar natyrën një foljeje nga jokalimtare (mesore) në kalimtare dhe ia ka kufizuar përdorimin në vetën e tretë, duke e specializuar në diskursin narrativ (diegjetik).
Çfarë ka ndodhur (po ndodh) me foljen degjeneroj ka interes kryesisht ngaqë procesi ende nuk ka përfunduar; në kuptimin që studiuesi mund ta filmojë live.
*Botohet me leje të Peizazhetefjales: https://peizazhe.com
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38