Flash News

KRYESORE

UNICEF përzgjedh Tiranën si histori suksesi për qytetet miqësore me fëmijët

UNICEF ka përzgjedhur Tiranën si një histori suksesi për punën e bërë me fëmijët.

Në Samitin Ndërkombëtar për qytetet miqësore me fëmijët të organizuar nga bashkia e Këlnit, ishte i ftuar edhe kryebashkiaku Veliaj. Ai tregoi disa nga sfidat për të arritur ta shndërrojë Tiranën si prioritare për fëmijët.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që, në Forumin Global të UNICEF-it, të prezantonim Tiranën si një histori suksesi i një qyteti miqësor për fëmijët. Jemi fokusuar shumë te fëmijët, e filluam me këndet e lodrave, me kopshtet, me çerdhet, tani po vazhdojmë me 17 shkollat e reja, me fëmijët që mbjellin pemë, që mësojnë biçikletën. Një qytet që nuk investon te ata, është një qytet pa të ardhme. Por, unë besoj se e ardhmja europiane e Tiranës, është investimi që po bëjmë te fëmijët sot”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ky vlerësim është shtysë e madhe për të vijuar punën me fëmijët.

Veliaj  po ashtu nuk la pa përmendur një tjetër synim.

“Në bashkëpunim edhe me kompanitë e mëdha private, të bëhet i mundur krijimi i çerdheve dhe kopshteve në ambientet e tyre, për të siguruar një rritje dhe zhvillim sa më të mirë të fëmijëve”-përmbylli Veliaj.

Të fundit