Flash News

KRYESORE

UNICEF publikon fakte për abuzimin e fëmijëve në internet

UNICEF publikon fakte për abuzimin e fëmijëve në internet

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka publikuar shifra dhe fakte për abuzimin e fëmijëve në internet.

UNICEF tregon se një fëmijë qëndron online mesatarisht 3 orë në ditë dhe 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur.

Shifra dhe fakte të publikuara nga UNICEF:

Mosha mesatare kur fëmijët e anketuar kanë aksesuar internetin për herë të parë është 9 vjeç.

  • Mesatarisht, një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë
  • 37% pohojnë se kanë përdorur internetin nga mosha 8 vjeçare ose edhe më herët.
  • 51% e fëmijevë të anketuar kanë akses online sa herë që ata dëshirojne
  • Smartphone është mjeti për i përdorur.
  • 77% (bazuar në ata që kanë qënë pjesë e studimit) përdorin telefonin çdo ditë

Fëmijët e përdorin internetin për argëtim dhe rrjetet sociale

  • Youtube është faqja/app më e klikuar (72%)
  • Instagram (58%)
  • Facebook (50%)
  • Ëhat’s app (49%)

Në përgjithësi fëmijët e anketuar kanë më shumë aftësi teknologjikë online se prindërit e tyre.

  • 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur. ( mosha 15-17)
  • 1 në 5 fëmijë nuk ia ka treguar askujt ndodhinë që e ka mërzitur.
  • 1 në 5 fëmijë ka parë imazhe dhune ose abuzimi online.
  • 17% e fëmijevë të anketuar ka parë imazhe ku flitet për dhunë fizikë.
  • 1 në 10 fëmijë (bazuar në ata që kanë qënë pjesë e studimit) ka parë përmbajtje ku flitet për vetëvrasje.

Më shumë se 20% e fëmijëve të anketuar pranojnë të gjitha kërkesat për shoqëri në rrjetet sociale

  • 25% e fëmijëve kanë bashkëvepruar online me dikë që nuk e njohin në jetë
  • 16% e fëmijëve kanë takuar përsonalisht dikë që e kanë njohur në internet
  • Prindërit kanë njohuri vetëm për 9% të këtyre ndodhive.
  • 1 në 10 fëmijë (9%) ka patur një përvojë të padëshiruar në internet.
  • 75% e fëmijëve të anketuar kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga bashkë-moshatarët.

Fëmijët e anketuar pohojnë se nuk kanë asnjë kontroll ose supervizim nga prindërit në:

  • 78% shohin online video
  • 58% vizitojnë rrjetet sociale
  • 57% përdorin aplikacionet e mesazheve.

Të fundit