Flash News

KRYESORE

Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dënon arrestimin e dhunshëm të Alfred Lelës: E turpshme, para ligjit përgjegjësit me apo pa, uniformë

Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dënon arrestimin e

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar ashpër arrestimin në mënyrë të dhunshme të gazetarit dhe analistit Alfred Lela.

Sipas unionit, kjo është një përballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi liritë themore te shoqërisë.

“Dhuna policore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombetar eshte turp qeverises dhe akt mbi lirite themelore

Dhuna policore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 16 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhune. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhunues, pamvaresisht me, apo pa, uniforme.

Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhunes dhe dhunuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhunime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem”, reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare.

https://politiko.al/pa-kryer-asnje-shkelje-plicia-godet-dhe-shoqeron-ne-komisariat-gazetarin-alfred-lela/

Të fundit