Flash News

KRYESORE

United bën tris në FA Cup ndaj legjendës Rooney, shkëlqen Ighalo

United bën tris në FA Cup ndaj legjendës Rooney, shkëlqen

Manchester United nuk pyet për ish-kapitenin Wayne Rooney. "Djajtë e kuq" sot mposhtën 3-0 Derby-n në FA Cup me lehtësinë më të madhe.

Skuadra e drejtuar nga Solskjaer e gjeti golin e parë pas gjysmë ore lojë me mbrojtësin Luke Shaw. Goli i tij ishte fantastik dhe me pak fat në nisje të aksionit. Ighalo mbylli pjesën e parë 2-0 me një gol tjetër në të 42'. Sulmuesi i transferuar në janar në Manchester mori një top brenda zonës dhe e gjuajti me shumë klas për ta kthyer në gol.

Pjesa e dytë pati më pak ritëm, por dominimi i "Djajve të kuq" nuk pësoi asnjë rënie. Ighalo shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për United-in, i asistuar nga spanjolli Juan Mata.

Kaq mjaftoi për suksesin e radhës të djemve të Solkjaerit.

Të fundit