Flash News

KRYESORE

United luan tenis në Kupë, kualifikohet me një festival golash

United luan tenis në Kupë, kualifikohet me një festival golash

Manchester United ka harruar dy humbjet e fundit duke fituar 6-0 në Kupën e Ligës kundër Tranmeres së kategorisë së tretë. “Djajtë e kuq” bënë një ndeshje fantastike dhe u kualifikuan me lehtësi për në 1/8-at e Kupës së Anglisë.

Miqtë e drejtuar nga trajneri Solskjaer shënuan 5 gola në pjesën e parë. Autorët e golave janë Maguire (10′), Dalot (13′), Lingard (16′), Jones (41′) dhe Martial (45′).

Manchester United nuk shënonte pesë gola brenda 45 minutash që nga viti 2001 dhe kjo tregon se disa gjëra po ndryshojnë te "Djajtë e kuq" për mirë.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i fundit i Manchester United-it, shënuar nga talenti Mason Greenwood. Me këtë fitore tenistike, skuadra e Solskjaerit u argëtua pa masë, ashtu si edhe tifozët.

Të fundit