Flash News

KRYESORE

United me gisht në gojë, Raiola po bën lojë të pisët me Haaland

United me gisht në gojë, Raiola po bën lojë të

Salzburg ka bërë një gabim me sulmuesin Haaland. Klauzola prej 30 milionë eurosh e bën dyfish të kërkuar në merkato, sepse është shifër shumë e vogël për një lojtar me kaq shumë vlera.

Dortmund, Liverpool, Everton, United dhe Juventus janë në garë për të siguruar shërbimet e talentit norvegjez. Mendohej se United e ka kryer transferimin, por raportet e mira që "Zonja e vjetër" ka me agjentin Mino Raiola mund të përmbysin situatën.

Juventusi është gati të paguajë 14 milionë euro komisione për agjentin, i cili po bën lojë të pisët. Paga që Juventusi i garanton lojtarit është 3,5 mln euro. United ofron rrogë më të lartë, por më pak komisione. Problemi që Haaland ka është se në Torino luajnë Higuain, Dybala dhe Ronaldo, kurse në Premier League nuk ka rivalë.

Të fundit