Flash News

KRYESORE

United në pikiatë, nuk fiton dot as ndaj Aston Villas

United në pikiatë, nuk fiton dot as ndaj Aston Villas

Filmi nuk ndryshon te Manchester United. Skuadra e Solskjaer vijon të ketë probleme të mëdha që pas largimit të legjendës Ferguson dhe drejtuesit nuk dinë se cili duhet të jetë hapi i radhës për rehabilitimin e "Djajve".

Këta të fundit sot barazuan 2-2 me Aston Villën në shtëpi, duke humbur kështu dy pikë shumë të vlefshme në betejën për t'u ngjitur sa më lart në tabelën e renditjes së Premier League. Për miqtë shënuan Grealish dhe Mings, kurse "Djajtë" i ndihmoi një autogol nga Heaton para se Lindelof të shënonte golin e dytë për ta.

Pas kësaj ndeshjeje, Manchester United pozicionohet në vendin e 9-të me 18 pikë, ndërsa Aston Villa pozicionohet e 15-ta me 15 pikë. Historia e kuqe ka mbaruar. Në Manchester triumfi nuk shihet as me dylbi.

Të fundit