Flash News

KRYESORE

Universiteti i Shkodrës plotëson kërkesat, por studentët vazhdojnë të protestojnë: Do nisemi drejt Tiranës

Studentët e Shkodrës disa ditë më parë i ishin drejtuar universitetit të tyre m,e një shkresë për plotësimin e kërkesave të tyre. Universiteti ka plotësuar tre kërkesat kryesore të tyre por studentët vazhdojnë të protestojnë. Ata janë shprehur se do të udhëtojnë drejt Tiranës për të mbështetur studentët në protestë.

Studentët e Shkodrës kanë bërë tre kërkesa:

E para është ulja e notes mesatare nga 9 ne 7 për studimet ne master dhe doktoraturë si dhe të të jenë të lirë  të zgjedhin mes provimit dhe temës së diplomës.

Kërkesa e dytë ka të bëje me rimbursimet për ekspeditat që bëjnë studentet duke kërkuar që tërhiqen dhe të jene pjesë e buxhetit të universitetit.

Kërkesa e trete është vënia në funksion e godinës se re të universitetit të Shkodrës brenda janarit të vitit të ardhshëm.

Të fundit