Flash News

KRYESORE

Universiteti i Soros në Tiranë, Taulant Muka: Ky është qëllimi i Ramës, Shahini nuk mund të dalë kundër

Universiteti i Soros në Tiranë, Taulant Muka: Ky është

Studiuesi Taulant Muka thotë se Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, kishte të drejtë kur denoncoi planin e kryeministrit Edi Rama për të shkatërruar Universitetin e Tiranës me qëllim për të sjellë universitetin e financuar nga George Soros.

Muka thotë se këtë plan kriminal, sicc ai e quan, nuk është në gjendje ta kundërshtojë as ministrja e Arsimit, Besa Shahini, kjo pasi diplomimi i saj është investim i Soros, ndërkohë që edhe universiteti ku ajo ka studiuar është shprehur kundër mbylljes së Universitetit të Europës Qëndrore në Budapest.

(Denoncimi në Kuvend/ Universiteti i Tiranës po shkatërrohet për të sjellë Universitetin e Evropës Qëndrore)

Reagimi i Taulant Mukës:

Monika Kryemadhi ka të drejtë! Qëllimi i qeverisë Rama ështe shkatërrimi i Universitetit të Tiranës, sjellja në Shqipëri e Universitetit të Soros (Universiteti i Europës Qëndrore) që po mbyllet në Hungari, dhe financimi i këtij universiteti nga taksapaguesit shqiptarë përmes hapësirave që i jep ligji i 2015 (duke e konsideruar universitet jo-fitimprurës). Ministrja Shahini nuk mund të dalë kundër ketij plani kriminal, kjo sepse “Hertie School of Governance“ ku ministrja është diplomuar është investim i Soros. “Hertie School of Governance“ në Berlin dhe “Scinces Pro“ në Paris (aty ku po përgatiten politikanët e ardhshëm sorosian) ishin ndër universitetet e vetme në botë që dolën kundër vendimit të qeverisë Hungareze për të mbyllur Universitetin e Soros në Hungari.

Të fundit