Flash News

KRYESORE

Universiteti i Tiranës në kaos, raporti i Ministrisë së Arsimit: Rektori ka mosmarrëveshje me të gjithë; ka shkelje të ligjit dhe dëme financiare

Universiteti i Tiranës në kaos, raporti i Ministrisë së

Reforma në arsimin e lartë dhe mungesa e nxjerres së akteve nënligjore e ka zhytur në kaos Universitetin e Tiranës. Ky fakt konfirmohet edhe nga raporti që publikon sot Politiko.al dhe që është hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, institucioni që ka gjithashtu një përgjegjësi të madhe për këtë situatë kaotike.

Një grup pune i përbërë nga Alqi Kushi, Mirela Bimo, Jeton Shehu, Iva Beliu dhe Bledar Biçoku ka konstatuar se në Universtetin e Tiranës ka “problematika të administrimit të brendshëm, kryesisht nëpërmjet bllokimit të procedurës së brendshme të protokollimit, delegimit dhe vulosjes se praktikave shkresore, duke sjell konfuzion në ushtrimin e funksioneve nga të gjitha organet dhe autoritetet drejtuese të këtij institucioni”.

Në konkluzionet e raportit rezulton se Rektori Mynyr Koni ka mosmarrëveshje pothuajse me të gjithë administratën, përfshirë drejtuesit e njësive kryesore, ish-kancelarin dhe administratorin e ri. Këto janë konfirmuar nga procesverbalet e mbledhjeve të organeve kolegjiale, por dhe nga korrespondencat zyrtare midis autoriteve drejtuese akademike

Në raport thuhet se kryesisht ka patur pretendime: për procedurat e punësimit të personelit akademik, mbi kompetencat ndaj personelit administrativ, mbi pezullimin nga detyra të ish Kancelarit, mbi varësinë e strukturave (audit), midis Rektorit dhe Bordit te Administrimit apo Administratorit, në protokollimin e shkresave zyrtare të nxjerra nga autoritetet dhe organet drejtuese të UT dhe përdorimit të vulës/vulave nga organet drejtuese në Rektorat.

Gjithashtu konstatohet ushtrim funksionesh dhe kompetencash nga ana e organeve dhe autoritetet drejtuese të UT në kapërcim të kompetencave të dhëna nga kuadri ligjor në fuqi dhe duke shkaktuar shkelje të ligjit dhe dëme financiare.

Më 19 shkurt, Bordi i Administrimit të ‘UT’ publikoi 11 shkeljet e pretenduara të kryera nga rektori Mynyr Koni, duke filluar nga mos-respektimi vendimit të Bordit, deri tek përdorimi për shërbime personale i automjetit të institucionit.

Në po të njëjtën ditë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u pyet në emisionin ‘Tonight’ nëse do merrte masa për shkarkimin e Mynyr Konit, por përgjigja ishte se nuk ekzistonte një prirje e tillë në atë moment, por gjithsesi do e merrte këtë vendim nëse konfirmoheshin shkeljet.

=>Projekt-raporti i MAS për UT

Të fundit