Flash News

KRYESORE

Universiteti/ Zhupa: Sot ishte e qartë. Rama do të përfundojë punën që la në mes Shullazi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një reagim në Facebook dënon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj studentëve, të cilët po protestojnë sot për të nëntën ditë me radhë dhe rektorëve të Universitetit të Tiranës.

Sipas Zhupës, kryeministri po tentot të përfundojë atë që la në mes Emiljano  Shullazi, të marrë nën kontroll universitetet.

Reagimi i Ina Zhupës:

Gjithkush eshte habitur pse Rama nga njera ane thote se kerkesat ishin te thjeshta e nga ana tjeter thote se ai do i plotesoj vetem pasi te kete dialog, e se do bej me shume se aq!!!

Dialog me studentet per cfare?! Cfare kerkon me shume kryeministri qe te marre prej studenteve? Sot ishte e qarte. Duhet te perfundoje punen qe la ne mes Shullazi, te vere nen kontroll universitet. Prandaj ka 9 dite qe ben cirk per gjoja dialog. I ofendon, i shantazhon, edhe kerkon dhe ti korruptoj studentet per dialogun. Madje kenaqet teksa i ka lene ne rruge, ne mes te te ftohtit kur duhet te ishin auditore vetem per te cuar deri ne fund planin e tij, te kapjes se univeesiteti.

Gjithcka per xhepin dhe karrigen asgje per qytetaret dhe studentet eshte qeverisja 5 vjecare e Rames. Kete ata e dine me se miri prandaj refuzojne dialogun e kerkojne ate qe u takon.

Ligji i arsimit te larte duhet anulluar, kerkesat e studenteve duhen plotesuar!

Të fundit