Flash News

KRYESORE

Upflit Albania në ndihmë të startapeve inovative të rajonit, investim prej 50 mijë eurosh

Në përgjithësi, në Shqipëri, komuniteti i startapeve ka hasur shumë në vështirësi për t`u rritur e zgjeruar. Të shndërruara në kompani, ato startape shqiptare që kanë arritur të njihen dhe ndërkombëtarisht dhe të kenë qasje tradicionale ndaj biznesit janë të pakëta.

Ngjarje si gara mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards janë parë si një mundësi reale për ato pak startupe të cilat kërkonin njohje të aspiratave të tyre të merituara dhe potencialit inovativ shqipfolës.

ITCSmedia falë një bashkëpunimi të ngushtë me SOVVA si organizator, do të shndërrojë në realitet një akselerator rajonal falë ku do të ofrohet mbështetje financiare për këtë projekt. Akseleratori është një mundësi shumë e mirë për ato biznese që duan të rriten në kapacitete.

Uplift Albania do të vihet në funksion të mbështetjes së vazhdueshme të ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në Shqipëri. Uplift është një akselerator i njohur në Sllovaki dhe Evropën Qendrore organizuar për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e inovacionit dhe startupeve në Sllovaki. Tashmë do të jetë edhe në Shqipëri falë eksperiencës dhe partneritetit të gjerë të ICTSmedia.

Për më shumë informacion mund të vizitoni linkun: https://uplift.al/

Të fundit