Flash News

KRYESORE

Uragani “Irma” drejt Florida-s, Trump: Largohuni, Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Uragani “Irma” drejt Florida-s, Trump: Largohuni, Zoti ju

Uragani Irma vazhdon rrugën e tij drejt Florida, pasi goditi rëndë Kubën, duke u forcuar dhe duke shkuar në kategorinë 4.

Në një mesazh në Twitter, Presidenti amerikan Donald Trump, bëri me dije se të gjitha forcat në gatishmëri janë gati.

“Largohuni, Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sakaq uragani Irma ka lënë në errësirë totale të gjithë Kubën pas goditjes së fuqishme gjatë së shtunës.

Uragani Irma po përparon me shpejtësi drejt Florida dhe National Hurricane Center deklaroi se shpejtësia e erës është 120 milje në orë. Deri më tani janë evakuuar 7 milionë njerëz, për të shmangur pasoja fatale në jetë njerëzish

Të fundit